LajmeRajon

Rama kritikon BE-në: Vendet anëtare marrin mbi 4.000 euro për çdo banor, ne vetëm nga 123 euro

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka falënderuar Bashkimin Europian për Planin për Zhvillim Ekonomik për Ballkanin Perëndimor, përcjell TV21. Rama adresoi kritika deri tek BE-ja, pasi tha se deri tash vendet që nuk kanë qenë anëtare të BE-së, kanë përfituar shumë pak mjete financiare nga Unioni.

“Procesi i integrimeve deri tani ka qenë, merr gjithçka nëse bëhesh anëtar, por nuk merr asgjë deri sa të bëhesh anëtar. Dhe kur them asgjë, nuk do të them se nuk janë relevant “kikirikët” që marrim nga IPA. Por them se hapësira mes asaj që marrin vendet anëtare nga të qenurit pjesë e BE-së dhe çfarë në marrim, është shkatërruese. Pra, një nga vendet fqinje, që është pjesë e BE-së, emërojeni ju, merr nga BE-ja çdo vit 4.000 e disa qindra euro për qytetar, nga BE-ja, jashtë buxhetit. Dhe ne këtu, ne marrim 123 euro për çdo qytetar. Kjo është hapësira, e di, e meritojmë, sepse nuk jemi djemtë më të mirë që mund të gjeni në Europë”, tha mes tjerash Rama./tv21.tv

Show More

Related Articles

Back to top button