Një tërmet me magnitudë 7.1 ka goditur rajonin veriperëndimor Ujgur Xinjiang të Kinës të martën herët, transmeton Anadolu.
Sipas Qendrës kineze të Tërmeteve, epiqendra e tërmetit ishte në një thellësi prej 22 kilometrash në zonën kufitare malore të qarkut Wushi.
Lëkundjet u ndjenë në të gjithë rajonin dhe në vendet fqinje të Kirgistanit dhe Kazakistanit.
Deri më tani nuk raportohet për viktima.