BotaLajme

Pas Jemenit, avionët amerikanë bombardojnë militantët në Irak

Pas Jemenit, avionët amerikanë bombardojnë militantët në Irak

Avionë ushtarakë amerikanë goditën militantët irakianë që mbështeten nga Irani në një kundërpërgjigje ndaj një një serie sulmesh kundër forcave amerikane dhe të koalicionit gjatë ditëve të fundit.

Zyrtarët thanë se sulmet ajrore, kishin në shënjestër tre objekte në Irakun perëndimor të përdorura nga Kataib Hezbollah dhe grupe të tjera të mbështetura nga Irani.

“Këto sulme kishin në shënjestër komandën e grupit Kataib Hezbollah, bazat dhe objektet e trajnimit për raketat dhe dronët sulmues”, thuhet në një deklaratë të Komandës Qendrore të Shteteve të Bashkuara e cila mbikëqyr forcat amerikane në rajon.

Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Lloyd Austin, paralajmëroi se Uashingtoni nuk e përjashton mundësinë për sulme të tjera, nëse do të jetë e nevojshme.

“Ne nuk duam që konflikti në rajon të përshkallëzohet. Jemi plotësisht të përgatitur për të marrë masa të mëtejshme për të mbrojtur njerëzit dhe objektet tona. U bëjmë thirrje këtyre grupeve dhe sponsorëve të tyre iranianë që t’i ndalojnë menjëherë”, tha sekretari Austin.

Show More

Related Articles

Back to top button