BotaLajme

Trump mposht Haleyn në zgjedhjet fillestare në New Hampshire

Ish-presidenti amerikan Donald Trump, ka fituar në zgjedhjet fillestare për president në New Hampshire, duke iu afruar edhe më shumë nominimit të republikanëve në garën e madhe të nëntorit.

Pas gati 80 për qind të votave të numëruara, Trump ka fituar bindshëm, me 11 për qind më shumë përparësi sesa konkurrentja Nikki Haley.

Haley, ish-ambasadore e SHBA-së në Kombet e Bashkuara, është zotuar se do të vazhdojë garën, pavarësisht humbjes të së martës.

Trump, 77-vjeçar, e ka sulmuar Haleyn në fjalimin e fitores dhe ka thënë se kur të mbahen zgjedhjet fillestare në vendlindjen e saj, në Karolinën e Jugut, “ne do të fitojmë lehtë”.

Në fjalimin e tij ai ka bërë paralajmërime edhe për imigrimin dhe i ka përsëritur pretendimet e pavërteta për mashtrime zgjedhore në zgjedhjet presidenciale të vitit 2020.

Haley, në anën tjetër, ka insistuar që gara është “larg përfundimit” dhe u ka thënë mbështetësve se demokratët duan më shumë garë me Trumpin, për shkak të historikut të tij “kaotik”.

“Ata e dinë se Trumpi është republikani i vetëm në shtet, të cilin mund ta mposhtë Joe Biden”, ka thënë Haley, 52-vjeçare.

Pavarësisht se NewHampshire i është shtuar në listën e shteteve të fituara, pas Iwoas, Trump ka vazhduar me retorikën e tij të ashpër, pa dhënë sinjale se synon të fitojë mbështetjejen e votuesve më të moderuar, të cilët përkrahin Haleyn.

Në një moment të paraqitjes televizive, Trump ka thënë se Shtetet e Bashkuara “janë të dështuara”, dhe ka pretenduar se migrantët ka dokumente janë duke u nisur drejt ShBA-së prej spitaleve psikiatrike dhe burgjeve, “për të vrarë shtetin tonë”.

Presidenti aktual amerikan, Joe Biden, ka thënë më pas se “tani është e qartë se Donald Trump do të jetë i nominuari i republikanëve”.

“Mesazhi im ndaj shtetit është se rreziku nuk ka mundur të jetë më i madh. Demokracia jonë. Liria jonë personale – prej të drejtës për të votuar”, ka thënë Biden përmes një deklarate./REL

Show More

Related Articles

Back to top button