LajmeMaqedoni

“Shumë llokuma, shumë akullore” Thaçi: Nëse PDSH del vet në zgjedhje, do të jetë forca e dytë politike

Kryetari i PDSH-së Menduh Thaçi, sot ka bërë homazhe te varri i Arbën Xhaferit, duke përkujtuar ditëlindjen e tij. Thaçi foli edhe për zgjedhjet e ardhshme dhe qëndrimin e partisë së tij për to.

Ai tha se nëse PDSH do të bëjë koalicion, varet nga përcaktimi i partive politike për integrimin evropian të vendit. Megjithatë, ai tha se nëse PDSH do të garojë e vetme në zgjedhje, do të jetë forca e dytë politike pas BDI-së, pasi sipas tij, kjo e fundit është favorite për të fituar zgjedhjet.

“Nuk do t’i bashkangjitemi askujt. Çështja e koalicionimit varet nga përcaktimi i paluhatshëm i partive për aspektin e integrimit evropian. Kjo duket e lehtë, por pas kësaj ka shumë vështirësi, ka shumë llokuma, shumë Apasieva, Mickoska. Ne kemi qenë çdo herë të palëkundshëm”.

“Ne jemi konstruktiv por jemi të përgatitur të ballafaqohemi vet në zgjedhje, me cilin do qoftë. E keqja e këtyre zgjedhjeve është se BDI është favorit absolut, nëse PDSH del vet do të jetë forca e dytë e shqiptarëve të Maqedonisë, dhe do t’i zhvendos nga skena politike këta që dolën para disa viteve dhe sot përfunduan në 8-9 grupacione politike”.

“Në këto zgjedhje duhet t’ia humbim të gjitha shpresat Rusisë dhe Putinit, edhe politikës lindore që do të na keqpërdor si shqiptarë, dhe me këtë të dezinfektojmë të gjitha bakteret që duan te kontaminojnë marrëdhënien tonë me BE-në dhe SHBA-në”, tha Menduh Thaçi./Telegrafi/

Show More

Related Articles

Back to top button