LajmeMaqedoni

​ Bislimoski: Në faturat e janarit për energjinë elektrike nuk do të jetë kompensimi prej 200 denarëve për qasje në rrjet

Faturat e dhjetorit kanë qenë më të shtrenjta për 200 denarë, për shkak të kompensimit për qasje në rrjet, pasi “Elektrodistribucioni” ka llogaritur 200 denarë për shkak të disa grupeve të lexuesve që i ka në periudhën prej 15 dhjetorit deri më 15 janar dhe sipas Komisionit Rregullator për Energjetikë nuk ka vepruar në kundërshtim me vendimin që ka hyrë në fuqi nga 1 janari.

KRRE e ka njoftuar “Elektrodistribucionin” se meqë në faturat e dhjetorit tashmë është përfshirë tarifa prej 200 denarë për qasje në rrjet, në faturat e janarit nuk duhet të përfshihet tarifa, për të hequr të gjitha dyshimet se ky vendim do të paraqesë fitim për dikë.

“Në këto fatura që tashmë janë shtypur kostoja do të mbetet, por kompensimi prej 200 denarë nuk do të jetë në faturat e janarit. Më tej, siç parashikohet me vendim të KRRE, do të jetë tarifa për qasje në rrjet. Këtë e bëjmë për t’i bindur të gjithë se kompensimi i ri nuk do të jetë fitim shtesë për një kompani”, tha kreu i Komisionit Rregullativ për Energji, Marko Bislimoski./Telegrafi/

Show More

Related Articles

Back to top button