LajmeRajon

Intensifikimi i bisedimeve për dialogun! Lajçak nesër në Kosovë

I dërguari i veçantë për dialogun mes Kosovës e Serbisë, Mirolsav Lajçak, do të vizitojë Prishtinën të martën më 30 janar.

Mediet kosovare raportojnë se, Lajçak pritet të takohet me përfaqësuesit e institucioneve vendore, ndonëse akoma nuk ka konfirmim nëse do mbahet një takim në mes të tij dhe kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit. Ndërkohë, është konfirmuar mbajtja e takimit me zëvendëskryeministrin njëkohësisht kryenegociatorin e Kosovës, Besnik Bislimin.

Një ditë me herët, përkatësisht të hënën më 29 janar, Miroslav Lajçak do ndalet fillimisht ne kryeqytetin serb, Beograd. Tashmë ka konfirmim zyrtar se ai atje do takohet me presidentin e Serbisë Aleksandër Vuçiç.

Është kjo vizita e parë e të dërguarit të veçantë për dialog në këtë vit. Kjo vizitë, gjithashtu, po zhvillohet në periudhën kur procesi i dialogut është duke vegjetuar.

Show More

Related Articles

Back to top button