Houthi ka pretenduar se ka hedhur një raketë në një anije luftarake amerikane.
Grupi tha se kishte në shënjestër luftanijen amerikane “Lewis B Puller”, derisa ajo lundronte nëpër Gjirin e Adenit, shkruan Sky News.
Houthi thotë se ka në shënjestër të gjitha anijet që ata besojnë se janë të lidhura, që udhëtojnë drejt ose nga Izraeli.
Ndërkaq, dje u bë e ditur se luftanija amerikane “HMS Diamond” zmbrapsi me sukses një sulm me dron nga Houthi.