Që prej të dielës sistemet e informacionet dhe faqet qeveritare nuk funksionojnë, për shkak të një sulmi kibernetik masiv që vë në rrezik të dhënat e shqiptarëve.
Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit njoftoi se po punon me ekipet e Microsoft për të ndaluar dëmtimin e sistemeve digjitale, teksa shërbimet për qytetarët janë ndërprerë përkohësisht.
“Fikja e sistemit është vendim i duhur sepse nuk lejon dëmtimin e të dhënave”, thotë një ekspert teknologjie.
Por kjo situatë e pazakontë ka paralizuar shtetin, teksa ka sjell bllokimin përkohësisht te aksesit të shërbimeve publike për bizneset apo individët. Teksa qytetarët përballen me vonesën e pagesave, të marrjes së dokumenteve biometrike, shtyrjen e regjistrimeve në shkolla për një afat të pacaktuar… Qamil shehun, pronarin e një firme ndërtimi e takuam sot pranë zyrës së e-albania për të marr shërbimin fizikisht për rinovimin e certifikatës së fiskalizimit, por u kthye duarbosh.
Shërbimet publike do të qëndrojnë të mbyllura deri në neutralizimin e sulmeve kibernetike njoftoi akshi por sa është kohëzgjatja e zgjidhjes së kësaj problematike?
Pra jemi në situatën që fiken dritat. Kemi llambën me vajgur… pra dua të them po qeveria cfarë alternative ka? Duhet të kthej me urgjencë shërbimin manual…
Në njoftimin për shtyp kryeministria nuk jep detaje se sa kohë do të duhet për të rikthyer në punë sistemin, por siguron shqiptarët se të dhënat e shqiptarëve janë të paprekura e të sigurta, teksa qëllimi i hackerave përmes këtij sulmi të sofistikuar është për të nxjerr jashtë funksionit sistemet kritike digjitale të shtetit shqiptar.
Por pyetja e shtetasve shqiptarë mbi këtë sulm është :kush po na sulmon? Qeveria sqaron se metodat e këtij sulmi janë të ngjashme me ato që kanë ndodhur në hapësirën ndërkombëtare, si në Ukrainë, gjermani, lituani apo edhe në vendet e rajonit. Sipas saj jemi përballë një armiku të përbashkët në këtë luftë kibernetike.