Kryetari i Qeverisë, Talat Xhaferi, në mbledhjen e parë të përbërjes së re qeveritare, informoi anëtarët e Qeverisë për zëvendës e tij, ku ka emëruar Dr. Artan Grubi zëvendës i Kryetarit të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut i angazhuar për koordinim të çështjeve politike të resorëve dhe ministër për sistem politik dhe marrëdhënieve ndërmjet bashkësive.
Lexoni statusin e plotë të Grubit:
“Mbajtëm dje seancën e parë konstituive qeveritare nën kryesimin e Kryeministrit të parë shqiptar, z.Talat Xhaferi, në të cilën u rizgjodha Zëvendëskryeministër i Qeverisë.
Ashtu si deri më tani, me sinqeritet dhe përkushtim do të jap maksimumin tim në shërbim të qytetarëve të vendit, duke dëgjuar gjithmonë zërin e tyre për të çuar përpara proceset jetike të reformimit europian dhe zhvillimit progresiv të vendit.
Rruga drejt Europës është misioni ynë! Bashkë do t’i dalim!”