Rajon

Presidenti/ Duma: Ta votojmë që të enjten, kandidatin e opozitës. Spiropali: Bujrum, silleni. Alibeaj: Jepini seriozitet procesit

Ndërsa PS propozoi datën 23 maj, për raundin e dytë të votimit në parlament për Presidentin, Grida Duma u shpreh se maxhoranca duhet të votojë ose të rrëzojë një emër të opozitës që të enjten në seancë parlamentare.

“Edhe kaq sa është zgjatur është farsë. Proces me kritere. Kriteret mundet ti vendosë kushdo. Unë shkoj me logjikën, more ta shpejtojmë procesin, të enjten bëjeni. Të vijmë me një emër nga opozita, dhe kundërshtojeni po të doni. Nëse vijmë e themi s’keni legjitimitet, jemi jashtë konceptit. Shpejtojeni procesin se një proces të parë të dytë të tretë personalisht e konsideroj fasadë” u shpreh Duma.

Në përgjigje, Ministrja Spiropali, pjesë e trojkës negociuese të maxhorancës, tha se së parë opozita duhet të dakordësohet mes vetes dhe më pas të kërkojë tryezë me maxhorancën.

“Alibeaj thotë dicka, Duma dicka tjetër, për të mos folur për atë që tha Mediu, që kishte kuptim dhe ishte e arsyeshme. Së pari bini dakord, cfarë doni prej nesh.

Ju I qëndruat larg këtij procesi, keni nisur vetëm letra, edhe ato të paqarta, të kundërshtuara nga një anëtar apo tjetër. Folët për sfidë nga njerëz të vjetër, të skutave, por nuk thatë se si do e sfidoni këtë kutlurë, duke mbajtur përgjegjësi përpara zgjedhësve tuaj. Nuk e keni detyrim ndaj nesh ardhjen në konferencë. E keni detyrim ndaj atyre që ju kanë votuar. Meqë po flasim edhe për procese e vullnete. Letrat nuk zëvendësojnë proceset, E kemi vullnetin për ta bërë këtë proces me ju.

Data 23 është një datë e arsyeshme. Dhe data 30 është po ashtu afati maksimal, kjo tregon që jemi të hapur si për procesin edhe për emrat. Nuk kemi ndërmend të tallemi, na duhen emra që mund të marrin 20 firma dhe mund të votohen. Ky është synimi ynë. E kemi të drejtën të propozojmë emra, na e jep kushtetuta.

Mandatet tona janë legjitime, kjo është qeveri legjitime, ky parlament është legjitim. Të flasim për këtë process, ejani me emra që përfaqësojnë këtë proces.

Tani të ndahemi nga kjo mënyrë, ky lloj modeli dhe t’i japim vendit një president. Ulemi kur të doni sit ë doni, ju propozoni ne propozojmë dhe biem dakord. “ u shpreh Spiropali.

Por ndërsa Spiropali kërkoi dakordësi mes opozitës, Alibeaj i konsideroi qëndrimet kundër mes tyre, si shprehje e mendimit të lirë.

“Bini dakord me njeri tjetrin? Ju duket cudi jeni mësuar me kulturën e garnizonit, edhe emrat për president I futët në zarf. Por mos u cudisni mundohuni ta kuptoni edhe këtë. Po ka edhe mund të ketë opinione të lira të ndryshme nga opozita. Kuptoni një gjë, emëruesin e përbashkët. Nëse unë të kam cuar një letër, s’kam vendosur kushte, është qëndrimi ynë. Duam ca kritere morale.

Do  përzgjedhim presidentin që të jetë i shqiptarëve. E për ata që aspirojnë duhet të dijnë, a japin këto qëndrim të pranojnë njerëz që kanë krijuar profilin e tyre publik apo duan kulisa. Këtë kemi thenë ne, e dimë shumë mirë i keni 71 vota e mezi po prisni raudin e 4 e të 5. Është detyrimi ynë të japim kontribut. Publikisht ta dëgjojnë njerëzit ta dijnë për cfarë vlerash jemi ne. Kushdo që I dëgjon këto kritere, është orientimi si do sintetizojmë ne votën tonë. Në zarfa, në dhoma të errëta , keq më vjen nuk I bëni nder askujt. Meqë ju u përgjëruat se doni pjesëmarrjen e opozitës, ja ku e ke ofertën tonë, të shkruar me postë. Mund të duket naivitet, por ne kemi konsideruar se është një proces që nuk na përket ne, por shqiptarëve.

Doni vërtetë opozitën me gjithë sfumaturën që ka emërues është jepini seriozitet pjesëmarrjes substanciale të opozitës. Do ta zgjedhësh me 84 vota, je I detyruar të pranosh qëndrimet e opozitës.”u shpreh Alibeaj/TCH//

Show More

Related Articles

Back to top button