Skuadra e Shkëndija prezantoi përforcimin e ri në merkaton e janarit. Sulmuesi 22 vjeçar, Ronaldo Vebster nga Xhamajka, vjen nga Bregallnica në formë të huazimit për 6 muaj, me obligim të blerjes në fund të sezonit, kur pritet të firmos kontratën 3 vjeçare.
“Ndihem i kënaqur të jem këtu. Jam i motivuar dhe gati të jap gjithçka në fushë për këtë ekip me histori. Mund të presin shumë surpriza nga unë në këtë gjysmë sezoni. Shumë gola, shumë kontribut për këtë ekip. Unë pres që titulli kampion të vijë në Tetovë,“ deklaroi Vebster për faqen zyrtare të skuadrës tetovare.
Sulmuesi nga Xhamajka në 18 ndeshje të zhvilluara në fanellën e Bregallnicës nga Shtipi shënoi 4 gola dhe prodhoi 4 asiste gjatë 6 muajve sa qëndroi te ekipi nga Shtipi.