LajmeMaqedoni

Anakonda në Maqedoni!

Një tregim i vjetër kinez fillon me ate se si një fëmijë i varfër e pa prindër i quajtur Xiao Li, rritej me ndihmat e njerëzve të mirë. Një ditë, duke u kthyer për në shtëpi, ai pa një vezë të madhe anakonde. E mori në me vete dhe u kujdes për të derisa prej saj doli një gjarpër i madh. Ai e ushqente dhe kujdesej për te me shumë dashuri. Kur anakonda u rrit, ai e dërgoi atë në xhungël.

Kaloi ca kohë dhe në mbretëri u përhap lajmi se vajza e mbretit ishtë sëmurë tepër rëndë. Mjekët e oborit kishin thënë se ajo do mund të shërohej vetëm nëse ilaçi bëhej nga sytë e një anakonde të gjallë. Xiao Li i kërkoi mikes së tij anakondë t’ia bënte këtë shërbim jete, që do e nxirrte nga mjerimi. Ilaqi funksionoi dhe brenda një kohe të shkurtër Li u bë person tejet i i lartë në mbretërinë e fuqishme. Madje morri për grua vajzën e mbretit. Si fitoi aq fuqi, Li u bë i papërgjegjshëm i pamëshirshëm dhe i paskrupullt. Madje haptazi thoshte: “Lumturia e ndokujt ndërtohet mbi fatkeqësinë e çdokujt”!

Li, s’kishte durim që ta priste vdekjen e mbretit dhe ta zënte vendin e tij. Andaj fshehurazi konsulltoj mjekët e oborrit se si ta helmonte mbretin dhe të vinte në vendin e tij. Ata sugjeruan që ai të shkonte sërisht te anakonda dhe t’ia lypte zemrën nga e cila do mund të bëhej një helm tejet efikas. Xiao Li shkoi sërisht në xhungël te mikja e tij për t’ia kërkuar zemrën. Ajo hapi gojën e madhe, nga e cila Li priste zemrën e saj, por ai u pat gëlltit nga ajo.

S’ka dilemë se pushteti me magjinë që ka është tejet mahnitës. Por, shpesh di pamëshirshëm t’i ha sidomos ata që kanë abuzuar më të. Pushtetarët e shqiptarëve në Maqedoni i morën popullit edhe syrin e majtë edhe të djathtin me premtime se do ia zgjidhin problemet ekzistenciale, por në vend të këtij premtimi ata vazhduan të krijonin probleme të reja. Premtimi për një jetë më të mire,në fakt përfundoj me një ekonomi më të dobët në Evropë. Rajoni shqiptar në Maqedoni ishte tejet premtues para vitit 2.000, por shumçka u zhvillua mbrapsht. Realisht asaj kohe Maqedonia ishte shteti i dytë rajonal në Europën lindorepër nga zhvillimi ekonomik, kurse tani ajo është fundit në gjithë Europën.

Pjesa dërmuese e investimet e huaj në Maqedoni, destinacion kanë Maqedoninë lindore. Nga 34 investime me rreth 37.000 punësime, të gjitha gjinden në zonat e lira industriale në lindje të shtetit, kurse vetëm dy janë në pjesë perëndimore të shtetit ku edhe aty sërisht shumica e të punësuar janë të nacionlitetit maqedonas, sepse askush nga shqiptarët s’është përkujdesur të jetë normale. Sepse ka qenë i zënë me muzikë vokale! Apo me diçka tjetër që tani shifen nga qielli.

Banka Botërore kohë më parë publikoi rritjen ekonomike për vitin 2023, ku mes shume shteteve të Ballkanit, Kosova ishte e para me 4%, kurse Maqedonia e fundit me 2,5%. Pra, popullit të cilit tani i këndohet këngë nga Ali Ahmeti, në fakt duhet nga zemra t’i vajtohet. Fëmijtë dhe rinia shqiptare nga perëndimi i Maqedonisë, deri moshën 35 vjet, tani më 72% kanë lëshuar vendin dhe kjo plagë vdekjepruese akoma vlonë e shkumbon si një lum i tërbuar. Por, kryesore është që të këndohet, se njeriu shpesh këndon edhe nga e keqja që e ka krijua vet duke desht ta ngushëllon shpirtin e vet mëkatar për të keqen shekullore që ka krijua. Thuhet se arabët këndojnë nga frika e shkretëtirës, spanjollët nga frika e stuhisë detare, ushtarët rus nga frika e luftës, kurse këta të BDI-së nga shumë e shumë frika!

Se sa është “trimëria” e udhëheqësve të BDI-së u tregua qysh në vitin 2014, kur prej frikës nga Gruevski А.А. pranoj stemën me “Luanin e VMRO-së” që vetëm për dy vota nuk kaloj në Parlament. Madje BDI kishtë paguar do “analista” të Shqipërisë që opinionin shqiptar ta bindnin se luani vmro-ist kishte pas qenë edhe shqiptar!!! Andaj kënga e tij duket se asocon në mungesën e vajit për mëkate e e përmasave shekullore ndaj popullit që pat flijuar gjithçka, madje edhe fëmijtë e vet, për idealin që edhe pas 24 vitesh s’e shofim. Ç’do respekt për Xhaferin, por kryeministri u pat premtuar per katër vite me mandat politik, e jo për tre muaj me funksion teknik! Me këte edhe u morrën votat,madje të dyshuara! Kjo është tallje me trurrin e popullit dhe vlerat jetike të tij.

Në sferën e infrastrukturës janë ndërtua mbi 300 kilomatra autostrade në Maqedoninë lindore dhe më se 150 kilometra rrugë “ekspres”. Kurse në Maqedoninë perëndimore vetëm 37 kilometra autostradë, kurse autostrada Kërçovë-Ohër edhe pas 13 viteve s’është askund kurse çmimi është tefishua. Rruga Bllacë – Shkup për pesë vite as dy kilometra,kurse çmimi ka trefishua. Me këte tempo, autostrada Han I Elezit – Shkup do duhej të ndërtohet për 40 vjet!!!

Mandej ndokush dashka ta shes se BDI qenka dominuese në qeveri, por punët e tregojnë të kundërtën. Jashtë punëve mbeten vetëm çallamet boshe! Boshllëku mental e operativ boshadisi pjesën më vitale të shqiptarisë në Maqedoni. Këso shpërngulje nuk arrini të realizoj as projekti i Çubriloviqit as ai i Millosheviqit. Çka është më e keqja, politikanët vendas pa asnjë grimë ndërgjegje e justifikojnë eksodin e këtuit shqiptar duke thënë se kjo na qenka trend në Ballkan. Por ja çfarë thonë statistikat e demografëve operativ për emigracionin e të rinjve deri në moshën 35 vjeç në 20 vitet e fundit, për indeks 1000 banorë! Nga Mali i Zi kanë emigrua 92 të rinj, nga Kroacia 215, nga Serbia 273, nga Shqipëria 290, nga BeH 291 dhe nga Maqedonia 402 të rinj. Por, kjo mesatae e lartë në Maqedoni është përshkak të shpërnguljes tri here më të lartë të shqiptarëve e cila është 603! Tmerr! Tani fillonja këngës bashkë me blendat, beratat, batonat, adriatikat dhe shumë analista tjerë që duket s’punojnë vetëm për sy e faqe. Ata i këndojnë të keqes shqiptare, e keqe që i afrohet numrit të banorëve shqiptar që ka pas dikur Maqedoni e Veriut.

Kënga apo vaji duhet t’i përkushtohet edhe partizimit të plotë të strukturave të shërbimeve publike, ku libreza e dijes është zavendësua me librezën partiake. Kjo e ka shkatërua tërësisht arsimin shqip sepse tani nxënësit dhe studentët e mirë e dinë se dija këtu s’ka asnjëfar peshe, por serviliteti partiak. Atë e dinë edhe ata që bëhen prokuror, gjyqtar e funksionar me paratë e të gjithëve,por për interes së BDI-së. E kjo pa dilemë se merriton një këngë të gjatë vaji madje me gra Zajazi. Duket se dikush është i gatshëm t’ia lyp zemrën anakondës!

Show More

Related Articles

Back to top button