Bujar Osmani thotë se nuk frikësohet BDI-ja, pasi të gjitha anketat, përfshirë edhe ato që bëhen nga opozitarja maqedonase – VMRO-DPMNE, e nxjerrin fituese në bllokun shqiptar.
Osmani thotë se kushdo që do të vijë në pushtet në bllokun maqedonas, do të duhet të respektohet parimi i badenterit për përfaqësim në institucione.
“E para, BDI-ja nuk frikësohet sepse të gjitha anketat, përfshirë edhe ato që i bën VMRO-DPMNE-ja. BDI është fitues absolut në bllokun shqiptar, me mbi 50% të trupit votues. Çështja e koalicionimit, ajo është rregulluar me Marrëveshjen e Ohrit. Marrëveshja e Ohrit, nëpërmjet parimit të badenterit parasheh mekanizma për mbrojtjen e komuniteteve joshumicë nga majorizimi”, tha Osmani në “10 minuta” në TV21.