For cat e Mbrojtjes së Izraelit do të zhvillojnë sot stërvitje ushtarake në Bregun Perëndimor.
Kjo gjë është bërë e ditur nga vet IDF përmes një njoftimi, shkruan Sky News.
“Sot do të ketë një stërvitje në zonën e Divizionit të Judesë dhe Samarisë për të ruajtur gatishmërinë dhe kompetencën e forcave. Ata në Bregun Perëndimor duhet të presin një prani të madhe IDF”, thuhet në njoftimin e tyre