BotaLajme

Bota mbetet e papërgatitur përballë rrezikut të katastrofave klimatike

Nga përmbytjet vdekjeprurëse në Kaliforni te zjarret shkatërruese në Kili, shkencëtarët paralajmërojnë se bota nuk është e përgatitur për katastrofat klimatike që po godasin me frekuencë në rritje, pasi ngrohja globale e drejtuar nga njerëzit vazhdon të thyejë rekorde.

Viti më i nxehtë në histori është pasuar nga janari më i ngrohtë ndonjëherë. Shumë rajone në hemisferën veriore janë zhytur në valë të nxehta që do të ishin më normale në qershor. Shkencëtarët detarë janë të tronditur nga nxehtësia e zgjatur dhe intensive në sipërfaqen e oqeaneve, raportoi The Guardian.

Shkencëtarët kanë thënë se nxehtësia ekstreme është kryesisht rezultat i aktivitetit njerëzor, si djegia e naftës, gazit dhe qymyrit si dhe prerja e pyjeve. Kjo është përforcuar nga faktorët natyrorë, veçanërisht El Nino – një fenomen i lidhur me ngrohjen e Oqeanit Paqësor – që filloi vitin e kaluar dhe pritet të vazhdojë deri në pranverë.

Viti 2024 ka një shans një në tre për të qenë edhe më i nxehtë se rekordi i vitit të kaluar, sipas Administratës Kombëtare Oqeanike dhe Atmosferike të SHBA-së.

Sa më e lartë të jetë temperatura globale, aq më i madh është rreziku i zjarreve dhe përmbytjeve.

Presidenti kilian, Gabriel Boric, ka shpallur dy ditë zie kombëtare pasi zjarret më vdekjeprurëse të pyjeve të vendit kanë shkaktuar vdekjen e më shumë se 120 njerëzve në rajonin Valparaiso.

Në Shtetet e Bashkuara, guvernatori i Kalifornisë, Gavin Newsom, shpalli një gjendje të jashtëzakonshme për shkak të reshjeve te dendura në San Diego, që lanë të vdekur tre persona.

Shfaq më shumë

NGA kategoria

Back to top button
Globi.mk