BotaLajme

Zelensky po vazhdon me shkarkime në ushtri – largon shefin e Shtabit të Përgjithshëm

Po vazhdojnë ndryshimet në krye të ushtrisë ukrainase, e cila po hyn në vitin e tretë të luftës me rusët.

Presidenti ukrainas kësaj radhe ka vendosur të bëjë ndryshime në Shtabin e Përgjithshëm të ushtrisë.

Në fakt, Volodymyr Zelenskyy ka larguar nga posti i shefit Serhiy Shaptala, i cili ishte gjenerallejtënant.

Në vitin 2015, atij iu dha Hero i Ukrainës nga ish-presidenti, Petro Poroshenko, shkruan skynews.

Ndërkohë, udhëheqësi ukrainas nuk ka humbur shumë kohë pasi që në vend të Shaptalas ka ardhur Anatoliy Barhylevych.

Ky i fundit është një gjeneral-major, komandant i Forcave të Mbrojtjes Territoriale që nga 9 tetori i vitit 2023.

Ndryshe, ky ndryshim vjen vetëm një ditë pasi Zelensky shkarkoi komandantin e përgjithshëm të ushtrisë Valery Zaluzhny.

Show More

Related Articles

Back to top button