LajmeSport

Argjentina eliminon Brazilin nga pjesëmarrja në “Paris 2024”

Skuadra olimpike e Brazilit (nën 23 vjeç) humb 1-0 në Venezuelë kundër Argjentinës dhe i hiqet mundësia për të marrë pjesë në Lojërat Olimpike të ardhshme.

Brazili në fakt u eliminua nga grupi kualifikues, duke përfunduar në vendin e tretë, me vetëm tri pikë. Një mungesë e madhe në “Paris 2024”, eventi i madh sportiv i verës së ardhshme

Hera e fundit që ekipi brazilian U-23 nuk u kualifikua në një edicion të Lojërave Olimpike ishte në vitin 2004. Ishte brezi i Maikonit, Maksuellit, Aleksit, Diegos dhe Robinjos. Në janar të atij viti humbja vendimtare ishte sërish 1-0, por kundër Paraguait.

Kombëtarja e trajnerit Menezes kishte grumbulluar tri pikë në dy ndeshjet e para, pasi kishte humbur me Paraguain, por kishte fituar ndaj Venezuelës. Takimi me Argjentinën ishte vendimtar për kualifikimin./abcneës.al/

Show More

Related Articles

Back to top button