UEFA ka prezantuar topin e ri të Ligës së Kampionëve që do përdoret nga rundi i 1/8-tave deri në finalen e madhe të 1 qershorit që do luhet në stadiumin “Uembli” nw Londwr.
Topi do quhet “UCL Pro Ball London”, i cili do jetë në ngjyrë të portokalltë dhe të verdhë ku do përfshijë dhe simbole të lidhura me futbollin anglez, siç është luani.
Topi do prezantohet për herë të parë në ndeshjet e së nesërmes, ku Real Madridi do luajë si mysafir ndaj Lajpcigut, dhe Kopenhaga do jetë nikoqir i kampionëve aktual të Europës, Mançester Sitit./IndeksOnline/