LajmeMaqedoni

Alternativa publikon emrat e kandidatëve për këshilltarë: Tetova meriton më shumë, Tetova meriton më mirë

Janë publikuar emrat e kandidatëve të Alternativës për Këshillin Komunal të Tetovës. Duke besuar se Alternativa gjithmonë duhet të sjellë alternativë, kësaj radhe Tetovës dhe tetovarëve ia ofrojmë një listë shumë të veçantë, thonë nga partia e Gashit.

“Si askush tjetër deri tani dhe si asnjë parti tjetër më parë dhe tash, Alternativa është partia që në listën e kandidatëve ka përfshirë më shumë gra se burra.

Kështu jo vetëm që kemi dëshmuar barazi dhe respekt për gjininë, por kemi dëshmuar se dimë dhe mund të dalim përtej stereotipave të zakonshme të mjedisit tonë.

Tetova meriton më shumë. Tetova meriton më mirë. Tetova meriton respekt. Tetova meriton Alternativë. Alternativa e vetme për Tetovën”, njoftojnë nga Alternativa.

Show More

Related Articles

Back to top button