BotaLajme

Izraeli sulmoi Libanin jugor, regjistrohen 10 viktima

Dhjetë viktima gjatë sulmeve të Izraelit në Libanin jugor në 24 orët e fundit. Izraeli kreu sulme ajrore në Libanin jugor, pasi një raketë goditi një qytet verior izraelit një ditë më parë. Grupi militant libanez, Hezbollah, u zotua se do të hakmerret për sulmet, të cilat goditën qytetin Nabatijeh dhe një fshat në jug të Libanit. Sipas raportimit të mediave libaneze, viktimat nga sulmet izraelite ishin pjesëtarë të dy familjeve, përfshirë gra dhe fëmijë. Ndërkaq, zjarri nga Libani goditi qytetin verior izraelit Safed, duke vrarë një ushtar izraelit dhe duke plagosur tetë të tjerë. Institucionet qeveritare, shkollat dhe Universiteti Libanez janë mbyllur në shenjë proteste ndaj sulmeve ajrore. Izraeli dhe grupi militant Hezbollah i Libanit, i cili mbështet militantë të Hamasit, kanë shkëmbyer zjarr përgjatë kufirit gati çdo ditë që kur shpërtheu lufta Izrael Hamas më 7 tetor. /Alsat.mk

Show More

Related Articles

Back to top button