Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeffrey Hovenier, ka kritikuar Qeverinë në lidhje me vendimin i cili ndalon qarkullimin e dinarit serb.
Në një adresim për media të enjten, ai ka thënë se situata me dinarin ka ndikuar në partneritetin e SHBA-ve me Kosovë, ndërsa ka shtuar se kërkesa e tyre është që të shtyhet zbatimi i këtij vendimi.
Diplomati amerikan mes tjerash është shprehur se “Qeveria nuk duket se po punon në partneritet me SHBA-të”.
“Ne do të shpresonim që Qeveria dhe kryeministri Kurti do të angazhohen si partner që ta zgjidhim këtë cështje së bashku, në vend se të ndërmarrin veprime të njëanshme dhe në të kundërtën e asaj që kemi kërkuar. Jemi të shqetësuar që Qeveria dhe kryeministri Kurti nuk e kanë bërë këtë. Cfarëdolloj deklarimi se gjërat janë në rregull dhe se marrëdhëniet tona vazhdojnë, nuk janë të vërteta. Jemi të brengosur. Nuk duam të jemi në këtë rrethanë. SHBA-të përkushtohen për popullin e Kosovës dhe të shtyunën do të festojmë përvjetorin e pavarësisë sq Koosvës. Gjithsesi se do të jem i pranishëm për të festyar atë që kemi arritur se bashku. Por, kjo nënvizon prapë atë se sa problematik është ky moment. Qeveria nuk dyuket se po punon në partneritet me SHBA-të”.