LajmeRajon

Raportohet se edhe në ekipin e Rexhep Selimit është larguar njëri prej avokatëve kryesor

Edhe Rexhep Selimi, ish-deputeti i VV-së, apo në luftë siç quhej “10-shi” i UÇK-së do të mbes pa njërin ndër avokatët kryesor të tij.

Bëhet fjalë për avokatin David Young.

Më 8 shkurt të këtij viti, avokati kryesor i “Rexhës” Geoffrey Roberts, dërgoi një letër ku njoftoi trupin gjykues se do t’ia ndërpres kontratën David Young-ut si bashkëavokat i Selimit.

Kjo letër, do të kishte efekt të menjëhershëm.

Arsyet e largimit të Young nuk janë dhënë.

Kujtojmë se para pak kohësh, nga mbrojtja e Hashim Thaçit ishte larguar avokati kryesor, Gregory Keohe bashkë me bashkëpunëtorët e tij.

Shkak i saj u bë mospagesa e shërbimeve të amerikanit si dhe të bashkëpunëtorëve të tij./ lajmi.net

Show More

Related Articles

Back to top button