LajmeRajon

Opozita “paralizon” Tiranën / Mbi 1100 policë në terren, edhe RENEA gati

Nesër në Shqipëri opozita proteston para Kryeministrisë, ndërsa policia ka njoftuar edhe masat që do marrë. Në terren do jenë mbi 1100 efektivë policie, ku të pranishëm do jenë edhe forcat Renea.

Protesta e thirrur për nesër në orën 17:30 nga Rithemelimi ka vënë në gatishmëri Policinë e Shtetit.

Burime nga policia bëjnë me dije se mbi 1100 forca të policisë, duke nisur nga ato të rendit, FNSH, Shqiponjat dhe Garda e Republikës, do të jenë në terren për mbarëvajtjen e protestës.

Në gatishmëri do të jenë edhe forcat RENEA. Do të ketë edhe autobotë me ujë nëse do të ketë nevojë në raste incidentesh.

Si në çdo protestë do të krijohet kordoni me efektivë policie para kryeministrisë dhe perimetrit rreth saj.
Në terren do të përfshihen edhe agjentët civilë, për të monitoruar mbarëvajtjen e protestës.

Dyert e kryeministrisë do të jenë të blinduara me veshje metalike.

Policia ka instaluar përgjatë gjithë bulevardit ‘Dëshmorët e Kombit’ kamera me rezolucion të lartë.

Segmentet rrugore që janë të bllokuara 2 orë para nisjes së protestës derin në përfundim të saj janë:

Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, sheshi “Nënë Tereza”, rruga “Ismail Qemali”, nga kryqëzimi i rrugës së Elbasanit me rrugën “Ibrahim Rugova”, rruga “Papa Gjon Pali II”, bulevardi “Zhan D’Ark” dhe bulevardi “Bajram Curri”, nga kryqëzimi i Rrugës së Elbasanit me rrugën “Ibrahim Rugova”.

Show More

Related Articles

Back to top button