LajmeMaqedoniRajon

Denion Meidani emërohet ambasador i Shqipërisë në vendin tonë

Denion Meidani është dekretuar nga presidenti i Shqipërisë Bajram Begaj si Ambasador i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Këtë post më herët e ka mbajtur Fatos Reka.

Më herët gjatë një seance të Komisionit për Politikën e Jashtme, të zhvilluar në “Zoom” , në fjalimin e tij Denion Meidani u shpreh se marrëdhëniet mes dy vendeve do të vijojnë të ndikojnë në lehtësimin dhe përmirësimin e jetesës. Meidani theksoi se po ndërmerren reforma, ndërsa e konsideroi bashkëpunimin mes dy vendeve si shembull në rajon.

“Marrëveshjet e nënshkruara mes dy qeverive, jo vetëm kanë institucionalizuar më tej marrëdhëniet tona, por kanë ndikuar dhe do të vijojnë të ndikojnë ndjeshëm në përmirësimin dhe lehtësimin e jetës së shtetasve tanë. Duhet të konsiderojmë bashkëveprimin si një histori suksesi. Me vizion e guxim po ndërmerren së bashku reforma serioze. Bashkëpunimin rajonal do ta kem prioritet. Marrëdhëniet mes dy vendeve tona përbëjnë shembull të bashkëpunimit në rajon dhe zotohem se do jem i përkushtuar që këto marrëdhënie t’i avancojmë më tej”, u shpreh Meidani.

Show More

Related Articles

Back to top button