LajmeMaqedoni

Valdet Xhaferi  mbrëmë ka mbledhur  strukturat e BDI-së në Gostivar, i pranishëm edhe kryeministri Talat Xhaferi

Valdet Xhaferi , kryetari i Bashkimit Demokratit për Integrim (BDI) në Gostivar, ka mbledhur mbrëmë strukturat e kësaj partie në Gostivar, përcjell FLAKA.

Në takim ka qenë i pranishëm edhe kryeministri i parë shqiptarë në RMV, Talat Xhaferi.

“Në takim me strukturat e BDI Dega Gostivar, #bashkë me Kryeministrin e parë Shqiptar z. Talat Xhaferi”, thuhet shkurt në statusin e Valdet Xhaferit në Facebook.

Nuk jepen më shumë detaje rreth takimit, por ai vjen në një periudhë kur partitë politike po bëjnë kalkulimet e fundit rreth garës për zgjedhjet presidenciale dhe atyre parlamentare.

Poashtu, ky takim vjen një ditë para se lideri i BDI-së, Ali Ahmeti ti drejtohet publikut, ku me gjasë pritet të shpalos diçka nga platforma e partisë për zgjedhjet. Nuk mohohet mundësia që siç kanë raportuar sot disa media, të shpaloset edhe emri i kandidatit për president nga radhët e integristëve. Ahemti ka paralajmëruar t’i drejtohet publikut përmes facebooku-t në ora 11.00 gjatë ditës së nesërme.

Ndryshe, rrethi i parë i zgjedhjeve presidenciale do të mbahet me 24 prill, kurse i dytë së bashku me parlamentare me 8 maj. Nga e premtja kandidatët për president do të fillojnë me mbledhjen e nënshkrimeve. FLAKA

Show More

Related Articles

Back to top button