LajmeSport

Liga e Konferencës: Zhegrova me Lillën ndaj Shturmit, Dinamo sërish në Greqi

Liga e Konferencës ka mësuar fazën e 1/8-ave, me shortin që u hodh në Nion të Zvicrës, duke rezervuar duele emocionuese. Sfida që spikat është ajo mes Ajaksit dhe Aston Vilës, me dy skuadra pretendente për ta fituar trofeun këtë sezon.

Çiftet e fazës së 1/8 në Ligën e Konferencës

Servet – Viktoria Plzen

Ajaks – Aston Villa

Molde – Klub Brizh

Union SG – Fenerbahçe

Dinamo Zagreb – PAOK

Sturm Graz – Lille

Makabi Haifa – Fiorentina

Olimpiakos – Makabi Tel-Aviv

Duel i lehtë për Fiorentinën që do të ndeshet me Makabi Haifan, ndërsa Lilla e Zhegrovës do të ketë përballë austriakët e Shturm Graz. Olimpiakosi do të ndeshet me izraelitët e Makabi Tel-Aviv, ndërsa Fenerbahçe do të ketë një sfidë të vështirë me belgët e Rojal Union. Duelet e tjera janë: Servete-Viktoria Plzen, Molde-Klub Brizh dhe Dinamo Zagreb-Paok.

Sfidat e para do të zhvillohen më 7 mars , ndërsa ato të kthimit janë programuar për 14 mars.

Show More

Related Articles

Back to top button