Inter Majami ka shmangur humbjen ndaj Los Anxheles Gallaksit në xhiron e dytë të elitës së futbollit amerikan “MLS”. Lionel Mesi ka qenë hero i skuadrës së tij me një gol të realizuar në minutën e 92-të pas asistimit nga Zhordi Alba.
Por nuk ishte vetëm një asistim i thjeshtë, pasi bashkëveprimi që kanë bërë dyshja i kanë kthyer tifozët në kohën e Barcelonës kur anësori spanjoll dhe sulmuesi argjentinas thjesht ishin të pandalshëm.
Mesi dhe Alba bënë sërish një bashkëpunim si te Barcelona dhe rezultoi me gol duke sjell gëzim të madh te Inter Majami. Goli i argjentinasit është shpërndarë jashtëzakonisht shumë në rrjetet sociale, ku shumë komentues kanë shkruar se Barcelona e Luis Enrikes tani ndodhet në “MLS”.