Në Kuvend sot seancë do të mbajë Komisioni për Arsim, Shkencë dhe Sport.
Anëtarët e Komisionit do të diskutojnë rreth Propozim-ligit për luftë kundër dopingut në sport dhe parandalimin e tij, për Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Akademinë e Shkencave dhe Arteve të Maqedonisë, me procedurë të shkurtuar, si dhe për Propozim-ligjin për themelimin e Fakultetit të Mjekësisë në kuadër të Universitetit “Shën Klimenti i Ohrit” – Manastir, në lexim të parë.