LajmeRajon

Rama: Baza e Kuçovës, rol kyç në mbështetje të NATO

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama tha se baza e re e NATO-s në Kuçovë do të jetë vendimtare për aktivitetin e NATO-s pasi të bëhet operacionale më 4 mars.

“Do të luajë një rol kyç në mbështetjen e aktivitetit të NATO-s, ndërkohë që do t’i shërbejë edhe fuqizimit të Forcave Ajrore të Shqipërisë, me infrastrukturë të avancuar për avionët luftarakë dhe ata të transportit të Aleancës”, tha kryeministri përmes një postimi në Facebook, ku shpërndau edhe pamje nga brenda bazës.

Gjatë vizitës së tij në Tiranë, Sekretari Amerikan i Shtetit, Antony Blinken, tha se të gjithë shtetet anëtare të aleancës do të ndihmojnë që kjo bazë të pajiset me teknologjinë më të fundit.

“Përgjatë 15 viteve në NATO, Shqipëria ka dhënë kontribut thelbësor. Muajin e ardhshëm, Shqipëria përuron bazën në Kuçovë. Të gjithë anëtarët do të sjellin kontributin e tyre. Çdo aleat ka rritur vitet e fundit shpenzimet për mbrojtjen. Jemi falënderues që Shqipëria po bën pjesën e saj dhe po mban detyrimet”, deklaroi Blinken.

Dy ditë më parë, ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi tha se kjo bazë do të shërbejë si qendër edhe për aktivitetet e Forcës Ajrore të Shqipërisë, duke ofruar infrastrukturë të avancuar për avionët luftarakë dhe ata të transportit të Aleancës.

Show More

Related Articles

Back to top button