Mëngjesin e sotëm (27 shkurt 2024) zëvendësministri i Punëve të Brendshme Mitko Bojmacaliev zhvilloi një bisedë telefonike me ministrin e Sigurisë së Bosnjës dhe Hercegovinës Nenad Neshiq, lidhur me udhëtimin e qytetarëve të Republikës së Maqedonia e Veriut në Bosnjë dhe Hercegovinë, me letërnjoftim me emrin e vjetër të shtetit.
Bojmacaliev me këtë rast informoi se me ministrin Neshiq janë dakorduar që qytetarët e Maqedonisë së Veriut të mund të udhëtojnë në Bosnje dhe Hercegovinë me letërnjoftime me emrin e vjetër, duke respektuar kështu Marrëveshjen ndërmjet Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Këshillit të Ministrave të Bosnje dhe Hercegovinës për udhëtimin e shtetasve të të dyja vendeve, të nënshkruara në vitin 2018. /Alsat.mk