BotaLajme

Sholc: Nuk do të ketë trupa të NATO-s në Ukrainë

Presidenti francez, Emmanuel Macron nuk e përjashton dërgimin e trupave perëndimore në Ukrainë. Në një deklaratë pas konferencës për Ukrainën që mblodhi përfaqësues të 27 vendeve anëtare të BE, Makron sqaroi se nuk ka ende asnjë marrëveshje për të dërguar zyrtarisht trupa në terren por shtoi se nuk mund të përjashtohet si mundësi.

“Nuk ka konsensus në këtë fazë për të dërguar trupa në terren. Asgjë nuk duhet të përjashtohet. Ne do të bëjmë gjithçka që duhet në mënyrë që Rusia të mos fitojë”, deklaroi Emanuel Makron, President i Francës.

Por sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenbeg deklaroi se nuk ka asnjë plan që vendet anëtare të vendosin trupa në terren në Ukrainë. Ndaj deklaratës së Makron i cili nuk përjashtoi idenë se trupat e vendeve perëndimore mund të dërgohen në Ukrainë, reaguan edhe disa liderë evropianë. Kancelari gjerman, Olaf Scholz deklaroi se nuk do të ketë ushtarë të vendeve evropiane apo të NATO-s në terren në Ukrainë.

“Edhe një herë, në një debat shumë të mirë, u diskutua se ajo që u ra dakord që në fillim mes nesh dhe me njëri-tjetrin vlen edhe për të ardhmen, domethënë që nuk do të ketë trupa tokësore, nuk do të ketë ushtarë në tokën ukrainase të dërguar atje nga evropianët. vendet apo shtetet e NATO-s”, u shpreh Olaf Sholc, Kancelar i Gjermanisë.

Ministri i Jashtëm hungarez, Peter Siarto tha se Budapesti nuk ishte i gatshëm të dërgonte armë apo trupa në Kiev. Ndërkaq, një reagim ka ardhur edhe nga Kremlini. Dmitry Peskov, zëdhënësi i presidentit rus, Vladimir Putin u shpreh se nëse kjo do të ndodhte, mund të kalohej në një konflikt të pashmangshëm me NATO-n.

Ndërkohë, Kievi ka reaguar pozitivisht ndaj komenteve të Macron. Zyrtari i lartë presidencial ukrainas Mykhailo Podolyak nënvizoi se diskutimi mbi ndërhyrjen e mundshme perëndimore në luftë ishte i mirë.

Presidenti i Ukrainës Volodomyr Zelensky, që iu adresua samitit përmes video-lidhjes, u bëri thirrje udhëheqësve evropianë që të sigurohen që presidenti rus, Vladimir Putin, “nuk mund të shkatërrojë arritjet tona dhe të mos mund të zgjerojë agresionin e tij në shtete të tjera”.

Presidenti francez Makron tha se në samit udhëheqësit evropianë janë pajtuar të krijojnë një koalicion për të furnizuar Ukrainën me raketa me rreze të mesme dhe të gjatë veprimi dhe bomba, për të mbështetur përpjekjet e Kievit për të luftuar pushtimin e nisur nga Rusia. /Alsat.mk

Show More

Related Articles

Back to top button