BotaLajme

Koreja e Veriut dërgon 6.700 kontejnerë me municione në Rusi

Koreja e Veriut ka dërguar afër 6.700 kontejnerë me miliona municione në Rusi që nga korriku, në mbështetje të luftës së Moskës kundër Ukrainës, raportuan mediat në Korenë e Jugut duke cituar Ministrinë e Mbrojtjes. Ministri i Koresë së Jugut Shin Uonsik, tha se kontejnerët mund të kenë bartur mbi 3 milionë predha të artilerisë prej 152 milimetrash, apo 500.000 predha prej 122 milimetrash. Ky njoftim është sinjal se po vazhdojnë dërgesat e armëve nga Koreja e Veriut për në Rusi. Seuli dhe Uashingtoni kanë akuzuar Penianin dhe Moskën për tregti armësh dhe kanë dënuar Veriun për furnizimet me armë për Rusinë, të cilat Moska i përdor kundër Ukrainës. Të dyja shtetet kanë mohuar këto akuza edhe pse janë zotuar se do të forcojnë bashkëpunimin e tyre ushtarak. Në një dokument të publikuar nga Departamenti amerikan i Shtetit javën e kaluar thuhej se Koreja e Veriut ka dërguar mbi 10.000 kontejnerë me municione apo materiale të tjera në Rusi që nga muaji shtator i vitit të kaluar. Në këmbim, Koreja e Veriut ka pranuar afër 9.000 kontejnerë kryesisht me furnizime ushqimore. /Alsat.mk

Show More

Related Articles

Back to top button