12 shtetas të huaj kanë mbërritur në SPAK për të tërhequr dokumentet e identifikimit pasi mbahen të bllokuar për shkak ata ishin pjesë e ekuipazhit të anijes e cila disa muaj më parë iu sekuestruan 49 kg kokainë në Portin e Durrësit.
Përveç sekuestrimit të anijes, SPAK ka bllokuar edhe pasaportat e ekuipazhit. Anija e mallrave 132 metra e gjatë ishte nisur nga Barranquilla, një port në Kolumbi dhe mbërriti në Durrës pas lundrimit gati 20 ditor.
Kujtojmë se kokaina u gjet në hambarin e anijes “Unistream” me flamur të Antigua Barbuda nga Ishujt Karaibe. Ajo ishte e ndarë në 53 pako, në 2 çanta dhe deri më tani bëhet fjalë për mbi 49 kg. Policia bëri kontroll me qen antidrogë, por nuk e pikasën kokainën, për pasojë do të kontrollohet gjithë sasia e qymyrit prej 6500 ton.
Ajo u vendos në Terminalin Lindor që shërben për ngarkim-shkarkimin e mineraleve mëngjesin e 16 majit dhe pas ndërhyrjes së policisë mes qymyrit u gjet një sasi prej gati 49 kilogramësh lëndë narkotike e dyshuar si kokainë.