LajmeMaqedoni

Mblidhen nënshkrimet e nevojshme për kandidimin e Taravarit për president

Koalicioni VLEN thotë se kandidati i saj Arben Taravari në kohë rekord ka arritur të sigurojë mbi 10 mijë nënshkrime për kandidaturën për president. Opozita shqiptare theksoi se nëse KSHZ-ja do të kishte kapacitet më të madh, firmat për Taravarin do të grumbulloheshin brenda një dite.

“Në një afat rekord prej 24 orëve u mblodhën nënshkrimet e mbështetësve për certifikimin e kandidatit të koalicionit VLEN për president, doktor Arben Taravari. U mblodhën shpejtë dhe pa mundim 10 mijë nënshkrime të nevojshme sepse Arbeni është ndryshe dhe Arbeni ia vlen. Sikur KSHZ-ja të kishte pasur kapacitete të nevojshme, me siguri se nënshkrimet do të ishin mbledhur brenda 1 dite pune”, deklaroi Bashkim Bakiu, koalicioni VLEN. /Alsat.mk

Show More

Related Articles

Back to top button