GostivarLajme

Publikohet lista preliminare për banesat sociale / Aplikantët të pakënaqur nga përzgjedhja

“Ministri na premtoi banesa sociale kurse tani jemi në rrugë. Aty toaleti, aty të flej, të gjitha në një vend pasi na u dogj baraka”.

Ky ishte një nga reagimet e shumta që erdhën sot pas publikimit të listës preliminare të banesave sociale në Gostivar. Nga gjithsejt 190 aplikime, vetëm 74 kishin kaluar fazën e parë. Edhe pse pak ishin të pranishëm në numër, aplikantët që nuk ishin në listë, kanë reaguar se rangimi nuk është korrekt dhe ndaj tyre bëhet diskiminim. Një pjesë e tyre ishin ish banorë te barakat që u dogjën kohë më parë.

“Më thotë mua ‘ne ste vo lista’ e nga ana tjetër bëhet fjalë për person me pengesa në zhvillim pasi kjo guar është e sëmurë. Ajo nga atje lartë më thotë se nuk paska rëndësi gjendja se paskemi banesë. Kam një lutje, të vini e të shihni se ku flejmë ne, në barakë”, deklaroi njëri nga palikantët.

“Nuk punojnë si duhet, unë shtatë muaj kam që qendrojë te vajza. Le të vijnë të shohin se ku qendrojë unë”, deklaroi një aplikante nga Gostivari të cilës para do kohe iu dogj baraka ku ajo jetonte.

“Nuk jam as unë në listë, ndërsa unë personalisht isha në takim te ministri kur u dogjën barakat tona. Ministri na premtoi banesa sociale me një pagesë miminale nga ana jonë. Na thanë se për 20 ditë do të paraqiten, po nuk na u paraqitën dhe pastaj nga dorgonin si topi herë në njërin institucion e herë te tjetri”, deklaroi një tjerë aplikante e refuzuar nga Gostivari.

I pranishëm në Gostivar gjatë publikimit të listës fillestare, Ministri i Transportit dhe Lidhjeve Bllagoj Boçvarski tha se përzgjedhja është bërë nga komisioni profesional i ngritur pikërisht për këtë çështje.

“Shpërndarja e sotme publike është pleriminare dhe nuk është përfundimtare. Duke filluar nga sot, në ditët në vijim Komisioni i përbërë nga të punësuarit nga Ministria e Transportit dhe Lidhjeve dhe Ministria për Punë dhe Politikë Sociale do të kryejnë kontrolle të detajuara te të gjithë personat aplikantë që ndodhen në listën pleriminare. Te të gjithë ata që situata faktike nuk përputhet me dokumentacionin e dorëzuar, do të largohen nga lista dhe banesat do t’u jepen personave me pikë të njejta ose me më pakë pikë nëse ata i plotësojnë kushtet e vendosura në shpallje”, deklaroi ministri Boçvaski.

Zëvëndësi i Buçvarskit, Bekim Rexhepi theksoi se pas verifikimit të gjendjes faktike në terren, do të publikohet lista me fituesit përfundimtarë të banesave sociale në Gostivar.

“Aplikimi është bërë në përputhje me shpalljen të cilën Ministria e Transportit në bashkëpunim me Qendrën Sociale në Gostivar e shpalli para një muaji, dhe në bazë të të gjithë dokumentacioneve që janë dorëzuar në Qendrën Sociale, janë dorëzuar pastaj në shqyrtim në Komisionin e formuar në Ministrinë e Transportit dhe janë shqyrtuar në mënyrë transparente dhe të detajuar”, deklaroi zv.ministri Rexhepi.

Personat që kanë aplikuar mund të shohin nëse janë në listë në ueb faqen e Ministrisë së Transportit dhe Lidhjeve por edhe pranë Qendrës për Punë dhe Politikëm Sociale në Gostivar. Ndryshe, aplikimi për 70 banesat sociale në Gostivar zgjati një muaj, gjegjësisht nga muaj mars deri në prill të këtij viti.

Show More

Related Articles

Back to top button