BotaLajme

OKB: Situata me ushqimin në Gaza është e zymtë dhe me mundësi për tu përkeqësuar

Të paktën një çerek i popullsisë së Gazës, 576 mijë persona, janë një hap larg urisë, ndonëse edhe pjesa tjetër e popullatës ka nevojë të madhe për ushqim dhe për pasojë disa kamionë me ndihma janë plaçkitur prej njerëzve të uritur, kanë thënë zyrtarë të Kombeve të Bashkuara. Punonjës të zyrës së OKB-së për Ndihma kanë thënë se situata është shumë e zymtë dhe ka mundësi që të përkeqësohet. Ai ka thënë se përveç çerekut të popullatës që përballet me uri, një në gjashtë fëmijë nën moshën dyvjeçare në veri të Gazës, janë duke u përballur me “kequshqyerje akute”, dhe trupi i tyre po dobësohet. Karl Skau, zëvendësdrejtori ekzekutiv i Programit Botëror të Ushqimit tha se ky është “niveli më i keq i kequshqyerjes në gjithë botën”. “Programi Botëror i Ushqimit është gati të zgjerojë me shpejtësi operacionet tona nëse ka një marrëveshje armëpushimi. Por ndërkohë, rreziku i zisë së bukës po ushqehet nga paaftësia për të sjellë furnizime ushqimore kritike në Gaza në sasi të mjaftueshme dhe kushte pothuajse të pamundura operimi me të cilat përballet stafi ynë në terren. Nëse asgjë nuk ndryshon, një zi buke është e afërt në veri të Gazës”, deklaroi Çarl Skau, zëvendësdrejtori ekzekutiv i Programit Botëror të Ushqimit. /Alsat

Show More

Related Articles

Back to top button