Një person vdiq dhe pesë u lënduan kur një helikopter u rrëzua në oqean pranë Norvegjisë perëndimore, tha policia të enjten, duke çuar në një ndalesë të përkohshme të transportit drejt dhe nga platformat e naftës dhe gazit në det të vendit.
Fluturakja Sikorsky S-92 i operuar nga Bristow Norway ishte në një mision trajnimi kërkim-shpëtimi të mërkurën kur ndodhi aksidenti, thanë zyrtarët, raporton Reuters.
Gjashtë personat në bord u nxorën nga deti nga punonjësit e shpëtimit, por njëri u deklarua i vdekur më vonë në spital, tha policia në një deklaratë të enjten.