Barcelona është duke u ndjekur me shumë interes nga klubet arabe. Sipas raportimeve të mediave spanjolle skuadra katalanase mund të humbasë tre yje në verë. Andre Ter Stegen, Robert Levandovski dhe Rafinja pëlqehen shumë në Arabinë Saudite.
Në drejtim të Barçës pritet të bëhen propozime shumë të larta, gjë që mund ta tundojë presidentin Zhoan Laporta, i cili po kërkon çdo mënyrë për të rritur të ardhurat.
Ndërkohë drejtori sportiv i Barcelonës, Deko, ka pasur një takim me agjenten e Erling Haland, Rafaela Pimenta, ku është folur për të ardhmen e lojtarit. E ardhmja e norvegjezit u diskutua nga të dyja palët, me Barcelonën që po lufton të sjell në yll të madh për të rivalizuar Real Madridin.
“U diskutuan disa lojtarë, por Haaland ishte tema kryesore. Një çështje e vështirë? Po. E pamundur? Jo,” ka shkruar gazetari Romero.
Zhoan Laporta thuhet se është një fans i madhe e Erling Halandit, i cili ka shkëlqyer prej kalimit të Man.Siti.