LajmeRajon

Kurti dhe Heaton-Harris dakordohen për të eksploruar bashkëpunimin e mëtejmë Kosovë-Irlandë Veriore

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është shprehur i lumtur pas takimit që ka zhvilluar me Sekretarin e Shtetit të Irlandës Veriore, Chris Heaton-Harris në Kështjellën Hillsborough.

Përmes një postimi në rrjetin social “X”, Kurti ka thënë se si në Kosovë, ashtu edhe në Irlandën Veriore, qytetarët e të gjitha komuniteteve duan një shoqëri të sigurt, të begatë dhe të integruar.

“Ne ramë dakord për të eksploruar bashkëpunimin e mëtejmë ndërmjet Kosovës dhe Irlandës Veriore, veçanërisht në ekonomi dhe kulturë”, ka shkruar kreu i ekzekutivit kosovar.

Ndryshe, kryeministri Albin Kurti ka udhëtuar për në Londër javën e kaluar, për të marrë pjesë në Samitin e Investimeve në Ballkanin Perëndimor 2024, organizuar nga Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH). /Telegrafi/

Show More

Related Articles

Back to top button