Kryeministri Talat Xhaferi, i shoqëruar nga ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Bllagoj Boçvarski dhe drejtori i Ndërmarrjes Publike të Rrugëve Shtetërore, Ejup Rustemi, inspektuan punimet në korridorin 8 dhe pjesën nga Gostivari në drejtim të Kërçovës. Nga lokacioni në Banjicë të Epërme, ai tha se është një megaprojekt që realizohet në 30 vitet e fundit dhe që pritet të përfundojë në vitin 2027.
“Projekti mbulon seksionin Tetovë – Gostivar, Kërçovë – Trebenishtë – Qafthanë, nga ana tjetër në Shqipëri, pjesa nga Elbasani deri në kufi tashmë po punohet, pra projekti është nga korridori 8 që është një lidhje midis Adriatikut dhe Detit të Zi. Kjo tregon se ky korridor është i një rëndësie të veçantë. Paralelisht me këtë shkon edhe pjesa e Korridorit 10d Gradsko – Prilep – Manastir, në mënyrë që shteti të marrë infrastrukturë të cilësisë që duhet të jetë infrastrukturë e komunikacionit. I uroj të gjithëve, punë të suksesshme dhe të presim të gjithë së bashku në vitin 2027 që të jemi të pranishëm në lansimin e projektit”, tha Xhaferi.
Ai u shpreh optimist në realizimin e projektit, pasi siç tha ai, kontraktori nuk është i panjohur, duke pasur parasysh se tashmë kanë realizuar projekte të tilla, që sipas tij është një konfirmim se do t’i përfundojnë punimet në kohën e duhur dhe me cilësi. Kryeministri tregoi se shteti do të sigurojë të gjitha parakushtet për punë normale. Ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Bllagoj Boçvarski, pas inspektimit të punimeve, theksoi se është i kënaqur me realizimin e ndërtimit të korridoreve 8 dhe 10d, që sipas tij është projekti më i madh kapital që nga shpallja e pavarësisë së Maqedonisë.
“Shteti është në një cikël të fortë investimesh në fushën e infrastrukturës me një investim mbi dy miliardë euro nga ndërtimi i infrastrukturës rrugore dhe hekurudhore. Kjo është shumë domethënëse për vendin, sepse sot po depërtohen edhe rrugët më të vështira të infrastrukturës rrugore dhe hekurudhore të Korridorit 8 dhe Korridorit 10d, tha Boçvarski.
Boçvarski theksoi se në séancë qeveritare është miratuar një pjesë e trasesë nga Gostivari në Bukojçanë dhe një pjesë e trasesë së pjesës 4 të autostradës Prilep – Manastir, pjesë e Korridorit 10d. Sipas drejtorit të N.P Rrugët Shtetërore, Ejup Rustemi, modeli i ri i ndërtimit të autostradës në Republikën e Maqedonisë së Veriut jep rezultate më të mira dhe mundëson rritje të ritmit të punës.
“Në këtë moment bëhet paralelisht shpronësimi, projektohet, kryhen prova gjeomekanike dhe kemi edhe punime ndërtimi. Ky është modeli i ri i ndërtimit të autostradës, ku me këtë model të ri do të ndërtojmë 23 kilometra autostradë në vit, jo me modelin e vjetër që ndërtonte 5.3 kilometra autostradë”, sqaroi Rustemi.
I pyetur për kërkesat e banorëve të fshatrave Banjicë e Poshtme dhe e Epërme për ndërtimin e kampet për punëonjësit e kompanisë kontraktuese që në vend se në pronat e tyre të ndërtohen te ish kazerma ushtarake, kryeministri Xhaferi theksoi se ka caktuar takim për sot me banorët e këtyre fshtrave, pasi siç sqaroi është obligim që të diskutohen dhe plotësohen kërkesat e tyre nga të gjitha palët.
Drejtori përgjegjës i projektit në konsorciumin Bechtel & Enka, Joshua Baker, vuri në dukje se aktualisht janë të punësuar rreth 400 persona, gjysma e të cilëve janë banorë vendas dhe 11 për qind janë gra.
“Ka filluar gërmimi dhe transportimi i materialit që do të përdoret për autostradën Gostivar-Tetovë dhe janë aktive 300 makineri. Ne kemi lidhur 350 kontrata me nënkontraktorë, 70 për qind prej të cilave janë nga Maqedonia”, tha Baker.
Kryeministri vazhdoi vizitën në Gostivar me takime në spitalin e përgjithshëm në Gostivar, ku u prit nga drejtori Ylber Ademi. Me këtë rast janë vizituar disa repartee spitalore për të parë kushtet në të cilat trajtohen pacientët e Gostivarit me rrethinë. Nga aty, kryeministri Xhaferi me delegacionin qeveritarë inspektuan punimet edhe në rrugën që lidh fshati Zdunjë dhe Debresh. Me gjatësi mbi një kilometër, kjo rrugë pritet të lëshohet në përdorim brenda dy muajsh, ndërsa te e njejta ndërtohene dhe tortuare për këmbësorët.