LajmeMaqedoni

Dokumentet personale, MPB: Nga sot caktimi i terminëve në mënyrë elektronike

Ministria e Punëve të Brendshme (MPB), përmes një komunikate për opinionin njofton se nga sot qytetarët mund të caktojnë termin për nxjerrjen e dokumenteve personale në mënyrë elektronike.

“Njoftojmë opinionin se nga dje kemi prezantuar edhe një rubrikë të re në ueb-faqen https://termin.mvr.gov.mk/ e cila ka për qëllim të kontribuojë në një termin sa më të shpejtë për fotografim për dokumente personale. Konkretisht, në këtë rubrikë të quajtur “Dërgo një kërkesë për termin”, qytetarët shënojnë numrin amë, numrin e telefonit dhe zgjedhin se për cilin dokument dëshirojnë të caktojnë termin.

Pasi të dërgojnë kërkesën, operatorët e qendrës së thirrjeve do t’i kontaktojnë në numrin e telefonit për të caktuar termin konkret”, thonë nga MPB.

Show More

Related Articles

Back to top button