BotaLajme

Ekspozitë për palestinezët, 25 artistë në Jemen, bëhen bashkë për të përcjellë solidaritet

Ekspozitë për palestinezët, 25 artistë në Jemen, bëhen bashkë për të përcjellë solidaritet

Pesë artistë u mblodhën bashkë në Sanaa në Jemen, për të përcjellë mesazhe solidariteti për atë që po ndodh në Gaza. Me paleta dhe furçat e bojës, salla ku u zhvillua ekspozita mori ngjyra të tjera. Në të kishte piktura të përfunduara më parë dhe ato që krijoheshin aty për aty.

Veprat artistike përcillnin imazhe të fëmijëve dhe simbolet palestineze.

“Ne duam t’i dërgojmë një mesazh të gjithë botës për atë që po ndodh në Palestinë për sa i përket zhvendosjes së familjeve, si dhe krimet ndaj fëmijëve dhe të rriturve. Kjo është arsyeja pse ne jemi mbledhur të gjithë sot këtu, për të reflektuar kauza palestineze”, tha një nga artistet, Duaa Shawkat.

Një nga vizitorët në ekspozitë tha se kjo ishte vetëm një mënyrë tjetër për të treguar mbështetje për kauzën palestineze. “Është një kauzë jemenase në çdo nivel, qoftë politik, social apo kulturor,” tha Ibrahim Kholany.

Huthi, të cilët kontrollojnë kryeqytetin e Jemenit dhe zonat më të populluara, kanë shënjestruar transportin ndërkombëtar në Detin e Kuq në atë që ata thonë se është solidaritet me palestinezët kundër Izraelit, duke tërhequr sulme hakmarrëse të SHBA-së dhe Britanisë që nga muaji i kaluar.

Luftëtarët e Hamasit vranë 1200 njerëz dhe kapën 253 pengje më 7 tetor sipas të dhënave izraelite, duke shkaktuar sulmin tokësor të Izraelit në Gaza.

Autoritetet shëndetësore në enklavë thonë se rreth 30,000 njerëz janë konfirmuar të vrarë.

Show More

Related Articles

Back to top button