LajmeMaqedoni

Obeziteti problem edhe në Maqedoninë e Veriut! Të prekur të rriturit, por edhe fëmijët

Instituti për Shëndet Publik me rastin e 4 marsit, ditës botërore të obezitetit ka publikuar të dhëna për Maqedoninë e Veriut.

Sipas ISHP-së, në Maqedoninë e Veriut 28,4 për qind e të rriturve jetojnë me obezitet.

Obeziteti tek personat e rritur shënon rritje për 13,6 për qind, ndërsa tek fëmijët dhe adoleshentët për 7.4 për qind, krahasuar me vitin 1990.

Të dhënat më të fundit tregojnë se 30,5 për qind e fëmijëve nga gjashtë deri në moshën nëntëvjeçare në vendin tonë jetojnë me peshë të rritur trupore, si pasojë e trashësisë, 13,8 për qind e tyre jetojnë me obezitet ekstrem.

Sipas raportit, obeziteti në vendin tonë është më i zakonshëm tek djemtë, për dallim prej vajzave.

Sipas të dhënave të Institutit, pjesa më e madhe e fëmijëve që kanë peshë të rritur trupore dhe obezitet, jetojnë në mjedise urbane.

Ushqyerja me ushqime shumë të përpunuara që përmbajnë energji, siç shtohet, është faktor domethënës që kontribuon në peshën trupore tek fëmijët.


Show More

Related Articles

Back to top button