Koordinatori i grupit parlamentar të BDI-së, Arbër Ademi thotë se në Kuvend do të kalojë edhe pr/ligji për rritje të pagave të punonjësve në institutet shkencore, përcjell TV21.
“Siç intervenuam në Ligjin për arsimin e lartë, ashtu do të bëjmë edhe sot, ku para deputetëve do të paraqesim propozim-Ligjin për plotësimin e Ligjit për veprimtari shkencore-kërkimore, me çka do të rregullohet paga e punonjësve në institutet publike shkencore nga llogaria e buxhetit dhe koeficienti për pagesën e pagës për të gjithë punonjësit në institutet publike shkencore.Besoj që edhe ky propozim-Ligj do të marrë mbështetjen e të gjithë deputetëve në Kuvend.Ne jemi shembull që duhet ndjekur sa i përket rritjes së pagave”, ka shkruar Ademi.