BotaLajme

Dyfishohen importet e armëve në Europë

Shtetet në Evropë pothuajse kanë dyfishuar importet e tyre të armëve kryesore në mes viteve 2014-2018 dhe 2019-2023. Sa u përket eksporteve, Shtetet e Bashkuara dhe Franca prin, ndërkaq eksportet e Rusisë kanë shënuar rënie. Kështu u tha në raportin e të Institutit Ndërkombëtar për Kërkim të Paqes- SIPRI. Sipas raportit, SHBA-ja ka arritur eksportet e saj të armëve për 17 për qind. SIPRI tha se Rusia për herë të parë është eksportuesja e tretë më e madhe e armëve, pas Francës. Afër 55 për qind e armëve të importuara nga shtetet evropiane ishin nga Shtetet e Bashkuara. Sa i përket Francës, ajo për herë të parë u bë eksportuesja e dytë më e madhe në botë e armëve, me një rritje prej 47 për qind. Pranuesja më e madhe e armëve franceze është India, me pothuajse 30 për qind. Nga shtetet e rajonit të Ballkanit Perëndimor, vetëm Serbia gjendet në raportin e SIPRI-t në pjesën e pranueseve të importeve të armëve. Sipas raportit, ajo ka qenë pranuese e 22 për qind të importeve të armëve të Bjellorusisë, apo shteti i dytë pas Vietnamit. /Alsat.mk

Show More

Related Articles

Back to top button