LajmeMaqedoni

Çmime të reja të derivateve të naftës, hyjnë në fuqi nga mesnata

Komisioni Rregullator për Energjetikë (KRRE) solli vendimin, me të cilin bëhet ulja e çmimeve të shitjes me pakicë të derivateve të naftës, mesatarisht 0,38 % në raport me vendimin e datës 4.3.2024.

Nga data 12.3.2024, ora 00:01 çmimet maksimale të derivateve të naftës do të jenë:

 Benzinë motori EUROSUPER BS – 95 do të shitet për 82,50 (denarë/litër)

Benzinë motori EUROSUPER BS – 98 do të shitet për 84,50 (denarë/litër)

Naftë motori EURODIZEL BS (D-E V) do të shitet për 76,50 (denarë/litër)

Vaj për Djegie Ekstra i Lehtë 1 (EL-1) do të shitet për 75,00 (denarë/litër)

Mazut М-1 SU do të shitet për 44,019 (denarë/kilogram).

Show More

Related Articles

Back to top button