GostivarLajme

Vita Abi – Gostivar shtron iftar për të burgosurit në Tetovë

Është pronari i Vita Abi-it në Gostivar, Zulkani Shabani që në çdo rast tregon zemërgjërësi duke treguar humanitetit në vepër. Kësaj radhe, Vita Abi është kujdesur për të shtruar iftar për të burgosurit në Burgun e Tetovës.

“Sonte ishte nderë dhe kënaqësi për mua që të bëja një iftar të përbashkët në Burgun e Tetovës, me ata të cilët gjenden në vuajtje të dënimit. Shumica nga të dënuarit praktikojnë ritualin e ramazanit i cili nënkupton vlera morale të të dënuarve. Shfritzoj rastin të falemenderoj donatorin: Restorant VITA ABI-Gostivar me pronar Zulgani Shabani për humanizmin e treguar”, shprehet Qefali Hafziju, drejtor i burgut.

Ka qenë pronari Zulgani Shabani që në mesin e popullit njohet si Abi, që është kujdesur personalisht për servimin e ushqimit.

Dyert e Kuzhinës Popullore dhe Restorantit Vita Abi janë të hapura për shumë familje skamnore të cilat shërbehen për çdo ditë me shuita ushqimore falas. Gostivari Sot

Show More

Related Articles

Back to top button