BotaLajme

SHBA-ja nuk sheh shenja se Rusia planifikon të përdorë armë bërthamore

Shtëpia e Bardhë tha se nuk sheh ndonjë tregues se Moska është e gatshme të përdorë armë bërthamore në Ukrainë, pas deklaratave të presidentit rus, Vlladimir Putin. “Ne nuk kemi parë ndonjë arsye për ta përshtatur qëndrimin tonë bërthamor, e as nuk kemi parë tregues se Rusia po përgatitet të përdorë armë bërthamore në Ukrainë”, tha zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë. Ajo shtoi se “retorika bërthamore e Rusisë” ka qenë “e pamatur” gjatë gjithë kohës prej se ajo e nisi pushtimin e Ukrainës. Një ditë më parë Putini tha se Moska është e gatshme të përdorë armë bërthamore, në rast se kërcënohet “ekzistenca e shtetit rus, sovraniteti dhe pavarësia”. Një kërcënimi të tillë ai e bëri edhe gjatë një fjalimi para kombit në shkurt, kur e paralajmëroi Perëndimin se thellimi i përfshirjes së tij në luftën në Ukrainë rrezikon nxitjen e një lufte bërthamore. /Alsat.mk

Show More

Related Articles

Back to top button