LajmeRajon

Bislimi-Petkoviq takohen sot në Bruksel për dinarin

Kryenegociatori i Kosovës për dialog, Besnik Bislimi do të takohet me kryenegociatorin serb, Petar Petkoviq në Bruksel, ku do të diskutohen ide konkrete se si mund të duket një zgjidhje afatshkurtër lidhur me çështjen e dinarit.

Bislimi dhe Petkoviq ishin dakorduar që të ofrojnë propozime teknike deri me datë 22 mars, të tilla që pastaj do trajtohen tutje në një takim e sotëm.

Qeveria theksoi se Republika e Kosovës e ka bërë të qartë që do ofrojë zgjidhje teknike sipas planit që ajo u ka ofruar edhe shteteve të QUINT-it javë më parë.

Ndërkohë, njohësit e procesit të dialogut janë shprehur optimistë se do të arrihet një pajtim për çështjen e dinarit. Sipas tyre, rregullorja e Bankës Qendrore të Kosovës, e cila parasheh që vetem valuta euro të përdoret për pagesa, është legjitime, por duhet të gjenden modalitetet për zbatimin konkret të saj në terren, pa u prekur qytetarët serbë të Kosovës. Andaj, potencojnë nevojën për konstruktivitet në takimin e së hënës.

Në anën tjetër, nga Qeveria e Kosovës nuk kanë bërë të ditur nëse kanë dërguar propozimet për dinarin, afati për të cilat ka qenë deri më 22 mars. Mirëpo, kryeministri Albin Kurti, tha të premten se rregullorja e BQK-së, është e panegociueshme dhe se nuk do të pranojnë propozime që bien ndesh me të njëjtën.

Analisti politik, Fidan Ukaj, thotë për KosovaPress, se e vetmja zgjidhje për dinarin është plani i trazicionit i paraqitur nga BQK-ja.

Sipas tij, do të ketë një dakordim që qytetarët serbë në Kosovë, të marrin paratë që i shpërndanë Serbia, përmes bankave të licencuara të Kosovës.

Konstruktivitet në takimin e Bislimi-Petkoviq, kërkon politologu, Artan Muhaxhiri.

Në anën tjetër, profesori universitar, njohës i procesit të dialogut, Arben Fetoshi, thotë për KosovaPress, se rregullorja e BQK-së, është legjitime, por akuzon qeverinë se ka dështuar në komunikim me partnerët strategjik për të njëjtën.

Kryenegociatori i Kosovës për dialog, Besnik Bislimi, është takuar gjatë kësaj jave me kryenegociatorin serb, Petar Petkoviq në Brukse, ku mes tjerash është diskutuar edhe çështja e dinarit. Palët janë dakorduar që deri më 22 mars të dërgojnë propozimet për dinarin te ndërmjetësuesi për dialog, Miroslav Lajçak, ndërsa më 25 mars të diskutojnë për arritjen e një zgjidhje.

Show More

Related Articles

Back to top button